Moska: Rusia dhe Kina diskutojnë për luftën

Diskutime të reja rreth situatës në Ukrainë janë zhvilluar mes ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologut të tij kinez Qin Gang, ka thënë Moska.

Ministria e jashtme ruse tha se të dy ministrat biseduan gjatë një takimi në Uzbekistan, por dhanë pak detaje të tjera.

Kujtojmë se pak kohë më parë presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi një vizitë në Rusi, ku u takua me homologun rus Vladimir Putin.

Siç duket, Kina ka forcuar marrëdhëniet me Rusinë dhe nga ana tjetër, me SHBA marrëdhënia është delikate./albeu.com


Shtuar 13.04.2023 13:48

Tags: ,