Moska: Përfshirja e NATO-s në Ukrainë rrezikon një përshkallëzim “të paparashikueshëm”

Ministri rus i mbrojtjes tha sot se dërgimi i armëve perëndimore në Ukrainë në  thelb po e tërheq NATO-n  në konflikt, duke paralajmëruar se mund të çojë në një nivel “të paparashikueshëm” të përshkallëzimit.

“SHBA dhe aleatët e saj po përpiqen të zgjasin konfliktin sa më gjatë të jetë e mundur”, u citua të ketë thënë ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu nga agjencia e lajmeve Interfax.

“Për ta bërë këtë, ata filluan të ofrojnë armë të rënda sulmuese , duke e ftuar hapur Ukrainën të pushtojë territoret tona. Në fakt, hapa të tillë i tërheqin vendet e NATO-s në konflikt dhe mund të çojnë në një nivel të paparashikueshëm të përshkallëzimit “, tha ministri rus i Mbrojtjes.

“Aktualisht, luftimet po përparojnë me sukses në zonat” e Bahmut dhe Vugledar, shtoi ai./Albeu.com/


Shtuar 7.02.2023 14:52