Mosbindja civile e opozitës, Bushati: Nuk është produktive, por ç’të bësh tjetër kur të përdhunojnë?!

Andi Bushati ka folur për “mosbindjen civile” që opozita thotë se ka nisur, pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se aksioni i opozitës nuk do të prodhojë ndonjë gjë të madhe, por shtoi se nuk ka asnjë rrugë tjetër, pasi janë ezauruar të gjithë mekanizmat demokratike.

“Nuk janë veprime produktive dhe nuk do të prodhojnë as rezultat dhe as tronditje. Por kam kompleksin se dukem shumë cinik kur e them këtë. Ashtu mu dukën edhe pyetjet tuaja. A do të arrini qeverinë teknike? Natyrisht që jo. A do të bllokojnë jetën shoqërore të vendit? Natyrisht që jo. Unë nuk e shoh me optimizmin e deputetëve që folën këtu.

Por unë pyes, kur vjen një bandë në shtëpi dhe të përdhunojnë familjen, çfarë bën? Janë të detyruar të reagojnë sepse janë përballë një bande përdhunuesish.

Opozita mund të sillet edhe si Salianji, që thotë Ministri i Brendshëm e ka vëllain trafikant, por kur vepron si politikan, shkon në burg. Atëherë çfarë të ngelet, të luftosh me përdhunuesin. Nuk ka rrugë tjetër.

Edhe pse kjo nuk është rrugë që të nxjerrë gjëkundi, por vetëm këtë të lënë”, tha Bushati.


Shtuar 3.10.2024 23:13