Moti gjatë kësaj fundjave pritet të karakterizohet nga vranësira dhe kthjellime, ndërsa reshjet e shiut do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas sinoptikanes Elida Maloçali, dita e shtunë do të jetë me mot të paqëndrueshëm, me shira dhe herë pas here shtrëngata afatshkurtra. Në zonat malore parashikohen edhe reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Të lidhura
None found
Megjithatë edhe fillimi i muajt prill parashikohet me reshje shiu në të gjithë vendin, si dhe dëborë në zonat malore.
“Edhe për fundjavë, të shtunën moti do të jetë më vranësira dhe alternime kthjellimesh. Shiu parashikohet prezent në pjesën më të madhe të territorit, nuk do mungojnë dhe shtrëngata afatshkurtër.
Reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar në zonat malore. Përmirësim të motit do të kemi të dielën dhe në javën që vjen. Rikthim i reshjeve të shiut do të kemi në fillim të muajit, e po ashtu rikthim bore në relievet malore”, u shpreh ajo.
