Golazo de Gol ka publikuar disa foto në të cilat ju mund të shihni se si Simeone motivon lojtarët në 15 minutat e fundit kur Los Colchoneros po humbisnin ndaj Osasunës.
Tifozët, lojtarët dhe Cholo Simeone, përjetuan një ankth të vërtetë emocionesh që varionin nga frika pas golit të Budimir deri në shpërthimin e lumturisë të shkaktuar nga goli i Luis Suárez në 88′, shkruan Albeu.com.
“Mos e ktheni kokën prapa. Hej, Stefan (Savic), ne do të jemi të fortë. Le të luajmë të qetë dhe objektivi do të vijë”, u tha Simeone lojtarëve të tij me theks të veçantë Savicit i cili ishte shumë nervoz pasi kishte pasur mosmarrëveshje të ndryshme me sulmuesin e Osasunës, Ante Budimir
Pas golit të uruguajanit, Simeone hyri në ekstazë.
“Kondogbia, Kondogbia, le të shkojmë”. Ndeshja po përfundonte dhe nervat e El Cholo ishin larg qetësimit duke iu lutur gjyqtarit Juan Martinez Munuera të fishkëllente fundin: “Ju lutem ta përfundoni, Juan”, i tha arbitrit Simeone. /albeu.com/