Mori vëmendjen e mediave britanike: Kush është Penny, gruaja më e rëndësishme për Princ Philipin

Të shtunën (17 prill) e gjitha bota i dha lamtumirën e fundit Dukës së Edinburgut, Princ Philipit. Në funeralin e tij morën pjesë vetëm 30 persona të nugshtë të familjes për shkak të pandemisë COVID-19.

Por ajo që tërhoqi vëmëndjen ishte pjesmarrja e konteshës 67 vjeçare të Mountbatten e Burmës , Penelope Knatchbull. E njohur jozyrtarisht si Penny, Kontesha u shfaq e veshur me të zeza nga kokët tek këmbët, me një gjerdan margaritar dhe vathë, xhevahirët e zisë dhe në fytyrën e saj dukej qartë dhimbja.

Edhe pse nuk ishte një e afërme e gjakut mbretëror, Kontesha ishte për 40 vite mikja më e ngushtë e familjes mbretërore, prandaj dhe emri i saj u përshi në listën e 30 personave që i dhanë lamtumirën e fundit Princ Philipit.

Penny konsiderohet gruaja e dytë më e rëndësishme, pas Mbretëreshës, në jetën e Pric Philipit. Një burim i afërt me Dukën e Edinburgut i tha shtypit britanik: “Penny ishte një nga miqtë e paktë që Philip ende e shihte shpesh pas vitit 2017, kur dha dorëheqjen nga detyrat mbretërore”.

I njëjti burim zbbuloi se Penny di të ruajë mirë sekretet e gjakut blu, jo vetëm ato që kishin të bënin me të por edhe ato që kishin të bënin me familjen mbretërore. Të dy kishin një miqësi shumë të ngushtë për vite me radhë dhe Princ Philip këmbëngulte që Penny të mos mungonte në asnjë ngjarje të pallatit.

Princ Philip dhe Penny u takuan për herë të parë në 1974 kur ajo ishte në takim me Norton Natsbal,  një nga miqtë më të ngushtë të Princit Charles. Vajza e vetme e një kasapi që më vonë u bë pronar restoranti, u rrit dhe studio në Zvicër dhe ka një diplomë në Administrim Biznesi nga  Biznesi nga London School of Economics.

Penny u martua me Princin Charles në 1979 dhe dy muaj pas martesës së saj, Lord Mountbatten u vra në një pritë të IRA-s. Deri në vitin 2005 Penny u quajt “Lady Romsey” dhe më vonë u bë “Lady Braburn” (nga gjyshja e burrit të saj) dhe pas vdekjes së vjehrrës së saj në 2017, ajo mori titullin aktual “Konteshë Mountbatten e Burmës”.

Megjithëse familja e burrit të saj  ka pasur gjithmonë lidhje me familjen mbretërore të Albionit të Vjetër , një tragjedi lidhi më shumë Penny  më Princit Philipin dhe ishte viti 1991 kur  vajza e saj e vogël Leonoa ndërroi jetë nga kanceri në moshën pesë vjeçare.

Nga martesa e saj me Count Mountbatten, Penny pati edhe dy fëmijë, Nicholas, i lindur në 1981 dhe Alexandra, i lindur në 1986.

Ftesë për Penny si përfaqësuese e burrit të saj?

Sidoqoftë, raportet në shtypin britanik e quajtën “misterioze” ftesën për Penny Braburn për të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip, një “çështje familjare” në mënyrë rigoroze me vetëm 30 të ftuar për shkak të masave kufizuese për pandeminë.

Pallati Buckingham u kishte dhënë mediave listën e të ftuarve dhe për të mos krijuar “përshtypje”, pranë emrit të konteshës u shpreh se ajo do të merrte pjesë në varrim, në vend të burrit të saj, i cili është i sëmurë.

Në njoftim thuhej:

“Earl është i sëmurë dhe nuk mund të marrë pjesë, kështu që kontesha do të marrë pjesë si përfaqësuesi i tij”. Sidoqoftë, shtypi britanik komentoi se duket paradoksale të shtosh një paragraf “poshtërues” për Penny, pasi ajo ishte më afër dukës sesa burrit të saj.


Shtuar 19.04.2021 11:59