Një shtetas nga Policani ka denoncuar ditën e sotme për një punetor të cilin ai vetë e ksihet thirrur për të bërë rregullime në shtëpi.
Pronari i banesës dyshon se shtetasi J. K., 42-vjeçar i ka vjedhur paratë në banesë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori për shtetasin Xh. S., 42 vjeç, banues në Poliçan, pasi ka bërë kallëzim shtetasi J. K., se dyshon që 42-vjeçari, gjatë kohës që ka kryer disa punime në banesën e shtetasit J. K., i ka vjedhur një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.