GJKKO ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 3 vite burg inspektorin e IMT Elbasan, Andri Mehja, i cili kishte shpërdorur detyrën duke marrë ryshfet, për të mos shembur një ndërtim pa leje.
Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u konvertua në shërbim prove për 4 vite.
Ndërkohë, GJKKO për personin që tentoi të korruptonte Mehjan, Gentian Bakon, ka caktuar një dënim prej 3 vitesh burg, e cila për shkak të gjykimit të shkurtuar iu konvertua në shërbim prove.
Kështu, u urdhërua pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim për të pandehurin Gentian Bako, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Elbasan.
Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 4 (katër) vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Njoftimi i GJKKO:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 94, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Andri Mehja dhe Gentian Bako, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë dhe 25 të K.Penal”.
1 (një) telefon i markës SAMSUNG GALAXY A7, viti 2018, me ngjyrë gold, me kapak ngjyrë të zi, mbajtës nr. Vodafon me numër ****, në pjesën mbrapa të shënuar IMEI ****, celulari ka Imei (slot 1) ****, IMEI (slot 2) ****, sekuestruar me procesverbal për sekuestrimin e sendeve datë 31.08.2024, ti kthehet të pandehurit Gentian Bako;
1(një) kapele ngjyrë si blu e errët, pa mbishkrim sipër, në të cilën ndodhet stema logo e Policisë së Shtetit, sekuestruar me procesverbal për sekuestrimin e sendeve datë 23.04.2024, të kalojë në favor të shtetit.
14. Bazuar në nenin 393 të Kodit të Procedurës Penale, shpenzimet e kryera në fazën e hetimit paraprak, dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit bashkangjitur i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. 15. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.