“Momenti kur flet gjuha para mendjes”, Llakaj reagon pas batutës që nuk u prit mirë nga Einxhel

Gjatë spektalit të fundit të Big Brother VIP, Einxhel Shkira tregoi se nuk e kishte pritur mirë batutën e aktorit, Agron Llakaj natën e darkës lidhur me fondacionin.

“Nëse do ta fitoja këtë çmim do hapja fondacin” ka thënë Llakaj kur të gjithë po bënin shaka. Batutë kjo që mërziti jo pak Einxhelin, duke u shprehur se ai mbajti hapur anën e Donaldit, mikut të tij.

Lidhur me këtë Agroni teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live” është shprehur se nuk përdori asnjë ironi dhe se gjithnjë është i drejtpërdrejt në komentet që bën.

“Agroni nuk thumbon, unë jam natyrë e drejtpërdrejtë. Aty hyra brenda një karakteri argëtues, për ata njerëz që janë aq të mbyllur aty brenda. Mund të kisha thënë para Donald, je më i forti, por thashë fitoftë më i miri”, tha aktori i mirënjohur.

Llakaj shton se u ndje keq, pas nuk jam “as në moshën e Einxhelit, as Donaldit. Mendoj se është ia momenti kur të flet gjuha para mendjes”.

Agron Llakaj mbështet kolegun dhe mikun e tij, Donald Veshajn, por thotë se “për të katërt që kanë ardhur në finale, është e merituar”.


Shtuar 15.02.2022 11:50