Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në konferencën mbi “Mundësitë e investimit në energjinë e ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimot”, nën kujdesin e qeverisë së Norvegjisë.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se kjo ishte një mundësi e shkëlqyer dhe mbledhje e nevojshme në një kohë kur lufta ka ndikuar tregjet dhe inflacionin.
“Ishte një mundësi e shkëlqyer dhe një mbledhje vërtete e nevojshme në këto kohë lufte kur bombat dhe plagët godasin diku në Ukrainë, kohë kur kriza energjetike plus inflacioni i luftës kanë goditur kudo në Europë e përtej saj, duke përfshirë edhe vendet tona. Nuk ka aspak dyshim se në këto kohë kaq të vështira ajo çfarë kemi thënë më parë kur nisëm Ballkanin Perëndimor dhe kur nxitëm për një bashkëpunim më të gjerë rajonal bëhet gjithmonë e më e dukshme. Na duhet të rajonalizojmë tregjet tona dhe na duhet të shkojmë përtej kufijëve tanë se në të kundërt ende mbetemi në tregje te vogla. Ajo që na duhet nëse trahtote në mënyrë të izoluar mund të jetë shumë më e kushtueshme”, thaa Rama.
“I jam mirënjohës qeverisë norvegjeze, qeevrisë serbe që e bënë të mudnur bashkëbisedimin me njerëzit më të mirë, strukturat më me dije në Europë, që janë norvegjezët. Shpresoj që ky bashkëbisedim të vazhdojë dhe ne t’i kemi me vete miqtë tanë norvegjez”, shtoi Rama.