Mjekët në Spitali e Traumës edhe sot kanë dalë në protest për kolegët e tyre të arrestuar, të cilëy akuzohen se kanë marrë para për kurimin e njërit prej të plagosurve të masakrës së Velipojës.
Mjeku Gent Stroni, në një prononcim për mediat tha se bluzat e bardha nuk mund të mbahen në burg pa prova për dënimin e tyre.
“Pas kësaj marrja apo dhënia e mendimeve individuale e secilit prej nesh nuk përbën pjesë të sindikatës. Gjatë ditës së djeshme ka pasur mendime të ndryshme. Ne jemi zyrtarisht këtu me deklaratën që ne kemi. Me qëllim që të mos ketë keqinterpretime të publikut. Sindikata po bën një punë për të bërë të mundur ndërgjegjësimin në qytetet të tjerë. Duam të tregojmë që deri në momentin e gjetjes së provave mjekët të mos qëndrojnë në burg.
Nuk janë kriminelë. Nuk mund të qëndrojë në të njëjtën birucë edhe ai që e ka vrarë personin edhe ai që e shëron. Ne marrim mendime të anëtarësisë. Vendimi do jetë kolegjial. Kjo do jetë hap pas hapi. Ne dje u mblodhëm për të vetmin fakt që të solidarizohemi me ata mjekë që në mënyrë abuzive të mbahen në burg. Ne u mblodhëm për të vetmen gjë, një përkrahje dhe zgjidhjen e problemit”, tha ai./albeu.com