Mjaftojnë 60 minuta ecje në ditë, ja çfarë ndodh me shëndetin e trupit tonë

Shumë njerëz nuk e konsiderojnë ecjen si një ushtrim mjaft efektiv në krahasim me format e tjera të stërvitjes.

Megjithatë, ecja mund të jetë vërtet e dobishme dhe më poshtë po ju shpjegojmë se çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse 60 minuta ecje në ditë bëhen pjesë e rutinës suaj.

Konsumimi i kalorive
Numri i kalorive të djegura varet nga një sërë faktorësh, veçanërisht nga pesha juaj dhe shpejtësia e ecjes.

Një person 55 kilogramësh që ecën me një shpejtësi mesatare prej 4.8 km/h do të djegë 193 kalori në një orë. Me të njëjtën shpejtësi, një person 68 kilogramësh do të djegë 238 kalori.

Me një shpejtësi prej 5.6 km/h, këta persona do të djegin 237 ose 292 kalori në orë, dhe nëse shpejtësia arrijnë deri në 6.4 km/orë, do të djegin 275 ose 340 kalori.

Shpejtësia mesatare e ecjes është 4.8 km/h, dhe sa më shpejt të ecni dhe sa më të rëndë të jeni, aq më shumë kalori do të digjni. Faktorë të tjerë që do të ndikojnë në konsumin e kalorive janë terreni, temperatura e ajrit dhe mosha dhe gjinia juaj.

Humbje peshe
Sido që të jetë, ecja për një orë në ditë do t’ju ndihmojë të digjni kalori dhe në fund të humbni peshë. Në një studim të kryer me 11 gra me peshë mesatare, pas 6 muajsh ecje me ritëm të shpejtë, secila prej tyre humbi mesatarisht 7.7 kilogramë, ose 10 për qind të peshës fillestare trupore.


Shtuar 2.10.2022 21:16