Ministrja Koçiu publikon pamjet e kantierit të kardiokirurgjisë në QSUT: Po punohet me ritme të shpejta për rikonstruksionin e plotë të godinës

Përmes një video të publikuar në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e kantierit të kardiokirurgjisë në QSUT.

Koçiu shprehet se po punohet me ritme të shpejta, për rikonstruksionin e plotë të godinës.

“Po punohet me ritme të shpejta për të përfunduar rikonstruksioni i plotë i godinës që do të përfshihë krahas sallave të dedikuara për kirurgjinë e zemrës dhe një repart te specializuar reanimacioni dhe teknologjinë më të fundit për shërbimet e kardiokirurgjisë”, shkruan Koçiu.

Postimi i ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu:

 

Mirëmëngjesi ☀️ nga kantieri i kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po punohet me ritme të shpejta për të përfunduar rikonstruksioni i plotë i godinës që do të përfshihë krahas sallave të dedikuara për kirurgjinë e zemrës dhe një repart te specializuar reanimacioni dhe teknologjinë më të fundit për shërbimet e kardiokirurgjisë👩‍⚕️👨‍⚕️#Shëndetësia2030🇦🇱


Shtuar 4.11.2024 09:04