Ministrja e Bujqësisë në fokus barinjtë: Stanet do t’i pajisim me panele diellore

Pas deklaratës së do të krijohet akademi për barinjtë, Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka thënë sot se do të drëgojnë panele diellore në stane.

“Që në periudhën si drejtoreshë e AZHBR-së jam konsuluar me bujqësori dhe ne donatorë, GIZ-i ka qenë një partner. Ne kemi filluar që në 2018 të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme dhe me panele diellore që të lehtësojmë jetën e këtyre profesionistëve në fushë e vetë dhe është një program që do të vazhdojmë ta përforcojmë pikërisht për të ruajtur traditën në fusha të tilla.

Kjo nuk është vetëm e shprehur në blegtori dhe në zanatin e barinjve, por edhe në zanate të tjera të fermerëve të rinj që i bashkohen trupës së bujqësisë, do kemi mundësi në vijim të shpalosim programin”, tha Krifca./albeu.com