Ministria e Jashtme moldave shpall “non grata” diplomatin rus

Moldavia shpalli person non grata një përfaqësues të ambasadës ruse në kryeqytetin, Kishinau, pas rënies në territorin të një rakete ruse në tërritorin e saj, e cila sipas raporteve të deritanishme dyshohet se është rrëzuar nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Për fat të mirë në Moldavi nuk janë shënuar viktima nga rënia e raketës ruse, shkruan Reuters.

Janë raportuar vetëm disa dritare të thyera në fshatin Naslavceatha, tha ministria e brendshme e Moldavisë.

Ministria e Jashtme në Moldavi nuk bëri publik emrin e zyrtarit rus që shpalli non grata ditën e sotme.


Shtuar 31.10.2022 19:25