Ministri i Jashtëm turk: Duam që të njihet pavarësia e Ukrainës dhe po punojmë shumë për të arritur paqen

Turqia dëshiron që të njihet pavarësia e Ukrainës dhe po punon shumë për të arritur paqen, tha ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu gjatë një mbledhjeje partiake në Antalia.

Ndërsa Turqia ka lidhje të forta si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë, lufta midis dy fqinjëve të mëdhenj të Turqisë po prek vendin si dhe pjesën tjetër të botës, tha ai.

“Ne e kundërshtuam fuqishëm aneksimin e Krimesë në vitin 2014. Nëse bota do të kishte dhënë përgjigjen e duhur ndaj aneksimit të Krimesë, atëherë, ne nuk do të ishim në këtë situatë sot”, shtoi Çavuşoğlu.

Ai beson se të dyja palët janë afër një marrëveshjeje në fushat themelore. Pavarësia e Ukrainës është ndër kushtet e diskutuara që Turqia dëshiron që ajo të garantohet. Së bashku me Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe Gjermaninë, Turqia dëshiron të jetë garantuese për pavarësinë e Ukrainës.

Turqia priti një takim ndërkombëtar javën e kaluar, duke përfshirë një takim midis ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë./albeu.com


Shtuar 20.03.2022 20:03