Tjetër goditje e rëndë për Putin, ukrainasit i vrasin gjeneralin e katërt (FOTO LAJM)

Ministri i Brendshëm ukrainas tha se një gjeneral i katërt rus, është eliminuar gjatë luftimeve të fundit, megjithatë pala ruse nuk e ka konfirmuar ende një gjë të tillë.

Oleg Mityaev, vdiq në luftime. Nuk ka asnjë konfirmim nga pala ruse për vrasjen. I fundit nga 4 oficerët e lartë të vrarë është identifikuar nga qeveria ukrainase si gjeneral Oleg Mityaev.

Pak ditë më parë ukrainasit vranë edhe gjeneralmajor Andrei Kolesnikov, kreu i Ushtrisë së 29-të të Mekanizuar.

4 gjeneralë rusë u vranë në pak më shumë se 3 javë luftë. Kjo, të paktën sipas burimeve ukrainase, do të ishte numri katastrofik i pushtimit të nisur nga Putin. Po ashtu Rusia ka pësuar humbje e një numri ushtarësh aq të lartë sa kërkonte dërgimin e një trupi prej 16,000 vullnetarësh nga Lindja e Mesme.
Po ashtu Ukraina pretendon dhe shkatërrimin e 173 tankeve, 322 automjeteve të blinduara, 12 helikopterëve, 12 avionëve, 48 artilerisë, 345 kamionëve dhe 19 sistemeve të shumta të lëshimit të raketave.