Ministri i Jashtëm rus anulon udhëtimin në OKB, shkak ndalimi i hapësirës ajrore të BE-së

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Gjenevë për seancën e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, për shkak të ndalimit të Bashkimit Evropian për avionët rusë, tha të hënën misioni rus në Gjenevë.

BE-ja konfirmoi vendimin e saj për të mbyllur hapësirën e saj ajrore ndaj Rusisë të dielën. Ndalimi është pjesë e masave në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

“Hapësira jonë ajrore do të jetë e mbyllur për çdo avion rus. Dhe kjo përfshin edhe avionët privatë të oligarkëve”, tha të dielën presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Shtuar 28.02.2022 15:08