Ministri i Jashtëm i Ukrainës u kërkon aleatëve të vendosin për garancitë e sigurisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, u ka kërkuar aleatëve të vendit që “të vendosin se cilat garanci sigurie janë të gatshëm të ofrojnë”.

Në një postim në Twitter, ai tha se Ukraina kishte hequr dorë nga armët e saj bërthamore “për hir të paqes botërore”, por ishte lënë e pambrojtur si rezultat.

“Ne atëherë kemi trokitur në derën e NATO-s, por ajo nuk e hapi kurrë” shkruan ndër të tjera Kuleba./albeu.com

 


Shtuar 29.04.2022 09:12