Ministri gjerman kritikon emigrantët turq që votuan Erdogan: Festojnë, por nuk vuajnë pasojat e votës së tyre

Ministri i Ekonomisë Bujqësore të Gjermanisë, Cem Etcdemir, kritikoi sjelljen elektorale të turqve të vendit, të cilët në një përqindje prej 67.4% votuan pro Recep Tayyip Erdoğan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë.

Duke iu referuar autokolonave të mbështetësve të presidentit turk që po festonin dje, të dielën, mbrëma në qytete të ndryshme gjermane, ai foli për një “refuzim të demokracisë sonë”.

“Turqia ka votuar. Unë jam i interesuar për atë që po ndodh në Gjermani, ku mbështetësit e Erdoganit po festojnë pa pasur nevojë të vuajnë pasojat e votës së tyre. Por shumë njerëzve në Turqi do të duhet të jetojnë në varfëri dhe mungesë lirie. Ata janë të zemëruar me të drejtë. Dhe kjo është ajo për të cilën duhet të flasim. Aurokolonat nuk janë një festë pa dhimbje e mbështetësve të një lideri disi autoritar. Ato janë një refuzim pa mëdyshje i demokracisë sonë pluraliste dhe provë e dështimit tonë. Ajo nuk mund të injorohet më”, shkroi Ecdemir në një postim në Twitter dhe shprehu keqardhjen e tij “për shumë njerëz, veçanërisht të rinj, të arsimuar në Turqi që po humbasin çdo shpresë”.

Vetë ministri, me origjinë turke dhe një kritik i vendosur i Tajip Erdogan, pyet më tej: “A jemi të përgatitur për përhapjen edhe më intensive të ultranacionalizmit dhe fundamentalizmit në vend, falë imamëve të rinj nga Ankaraja?”


Shtuar 29.05.2023 13:44