Ministër financash që prej vitit 1971, vdes njeriu i dytë më i fuqishëm i Dubait

Ministri i Financave i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njeriu i dytë më i fuqishëm në Dubai, Sheik Hamdan, ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare.

Hamdan ka qenë ministër i Financave i Emirateve të Bashkuara Arabe që nga viti 1971 dhe u bë njeriu i dytë i Dubait në vitin 2006.

Të lidhura

None found

Ai ishte djali i dytë i sundimtarit të ndjerë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Rashid bin Saeed Al Maktoum dhe vëllai i madh i nënkryetarit aktual dhe kryeministrit të Emirateve, Mohammed bin Rashid.

“Ne i përkasim Zotit dhe do t’i kthehemi Atij … I dashur Zot, ki mëshirë për vëllain tim të dashur, mbështete dhe shoqëroje”, shkroi Sheik Mohammed bin Rashid në Twitter.

Ndërkohë nuk dihet shkaku që sheiku humbi jetën.

 


Shtuar më 24.03.2021 08:19