Milik rikthehet në Serie A? Ja skuadra legjendare që e kërkon

Arkadiusz Milik ka qenë në huazim nga Napoli për 18 muaj me një opsion automatik për tu blerë nga Marseille, por mund të largohet nga Ligue 1 këtë verë.

Gazeta L’Equipe shpjegon se presidenti Pablo Longoria pretendon se ai mund ta mbajë lojtarin, i cili është gjithashtu i lumtur në jug të Francës.

Por ai është i vetëdijshëm që profili i polakut është i lakmuar dhe se disa oferta nuk do të refuzohen.

Duket sikur Marseille më në fund ka gjetur sulmuesin e saj, por së shpejti mund të jetë duke kërkuar një të ri.

Juventusi do të ishte në radhën e parë për polakun.  Ai ka realizuar pesë gola në 12 ndeshje në Ligue 1 me Marseillen këtë sezon.

Përveç Juventusit, polaku ndiqet më vëmendje nga disa klube italiane, mes të cilave është përfshirë edhe Roma e Milani.


Shtuar 18.05.2021 11:21