Mikesha për kokë, sekretet mes ambasadoreve Yuri Kim e Elsa Hastad. Ku bashkohen e ndahen?

Pa frikë  mund të themi se ajo nuk është vetëm ambasadore e Suedisë në Shqipëri, por edhe një ambasadore e kulturës, traditës dhe natyrës shqiptare. Postimet në profilin e saj në Instagram kanë tërhequr vëmendjen për udhëtimet në vende të ndryshme të Shqipërisë. Elsa Hastad në një dalje krejtësisht ndryshe televizive, tha në “Abc e Pasdites” se i pëlqen shumë vendi ynë dhe i vjen keq që shumë nga shqiptarët duan të largohen.  Po a e ndjen ajo demokracinë në këtë vend, aq shumë të kërkuar edhe nga politikat suedeze?

“Po unë e ndjej demokracinë në Shqipëri, që është një vend i hapur. E ndjej që në Shqipëri mund të bësh shumë gjëra, mund të shkruash, të flasësh, të protestosh, mund të jesh i lire. Kam punuar në vende që këto të drejta mungonin. Në disa misione të mia më kanë përndjekur police për shkak të punës sime, këtu jemi të lire’

Elsa ka shëtitur shumë qytete të Shqipërisë bashkë edhe me mikeshën e saj ambasadoren Yuri Kim, për të cilën na rrëfen disa detaje interesante.

“Ajo një mikeshë shumë e mirë e imja, kemi të njëtën moshë. Jemi të dyja të shenjës së Luanit dhe ndihmojmë njëra-tjetrën në punë, udhëtojmë së bashku. Nuk mendoj se i pëlqen aq shumë hiking sa më pëlqen mua. Mendoj se asaj i pëlqen më shumë të haj mish se sa më pëlqen mua. Kur shkojmë në restorante ajo porosit mish, ndërsa unë kërkoj perime. I pëlqejnë gjërat pikante dhe shpesh kërkon speca djegës”.


Shtuar 11.11.2021 18:59