Mickoski: I kërkojë falje popullit që janë pjesë e këtij cirkut

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, tha se as presidenti i shtetit dhe as kryeministri nuk janë deklaruar se ku është një deputet i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

“Mendoj se kjo është turp i madh për demokracinë dhe për vlerat. Nëse mendoni se nuk e kemi pritur, ju them se ne e kemi pritur një gjë të tillë. Nëse konfirmohet tregtia, atëherë lind pyetja nëse ja vlen të merresh me politik në Maqedoni. U kërkojë falje qytetarëve që duhet të jenë dëshmitarë të një shfaqjeje cirku në Kuvend. Më vjen keq që duhet të jem pjesë e një cirku të tillë”, tha Mickoski, raporton SHENJA.

Mickoski tha se nuk ka metoda si LSDM-BDI të mbajnë peng deputetë, nëse kjo është e saktë.

“As më shkon ndërmend në atë mënyrë të bisedojë. Çdokush kush mendon se kjo Qeveri është kriminale, mund lirshëm të vije dhe të bashkëngjitet. Një deputet është zhdukur dhe nuk e dimë se ku është”, u shpreh Mickoski.

Mickoski tha se janë të shqetësuar se nëse është gjallë njeri.

“Nëse nuk paraqitet duhet MPB të reagojë. Këto janë metoda të shekullit 16 dhe 17”, deklaroi Mickoski.

Mickoski tha se kjo Qeveri e ka humbur kredibilitetin dhe legjitimitetin. /SHENJA/