Sot, nesër, por edhe ditën e diel do të jeni shumë komod nëse këni zgjedhur për të vizituar bregdetin dhe plazhin. Por kjo vlen edhe për të hënën dhe në vijim, pasi pritet një situatë mjaft stabël në të gjithë territorin.
Por vlen të theksohet se ditën e sotme presim rebeshe afatshkurtra në skajin verior, ndërsa reshje në pjesën e dytë të ditës së sotme do të kemi në një shtrirje të konsiderueshme të veriut, por edhe në zonat lindore të Shqipërisë, kryesisht veri-lindje dhe shumë më pak në jug-lindje.
Termomtri nuk ka shënuar ndryshime sot, në mesditë mbetemi pak a shumë në të njëjta vlera të mesditës së djeshme ku maksimumi do të jetë rreth 33 apo mbi 33 gardë celcius.
E shtuna dhe e diela paraqiten në kushte të stabilitetit atmosferik ku sigurisht që do të kemi prezencë të vranësirave kryesisht nga mesdita dhe në vijim. Por reshjet për ditën e shtunë janë shumë më të pakta se dita e sotme dhe shumë më të kofizuara në shtrirjen gjeografike pasi priten kryesisht në jug-lindje reshje të papërfillshme në sasi.
Meteorologia Tanja Proja bën me dije se dita e diel sjell kryesisht kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, por jo reshje në territor. Edhe e hëna dhe në vijim për disa ditë do të kemi mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme, por jo reshje.
Termometri nuk ndryshon në orët e mëngjesit dhe as në mesditë. Pas ditës së sotme presim një rënie të lehtë të vlerave termike dhe për 3-4 ditë kemi një stabilitet termik në territorin shqiptar. Mëngjeset qëndrojnë në 10-11 gradë celcius dhe 32 gradë do të jemi në orët e msditës.
Këto temperatura priten deri nga data 22, pasi më pas pritet një rritje e ndjeshme me 3-4 gradë të termike./albeu.com/