Meta takim me banorët e Tiranës: Rrugëtimi ynë drejt 14 majit i pandalshëm, qytetarët duan ndryshim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr.9 në Tiranë.

Teksa na ndajë më pak se dy muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit, kreu i PL-së shkruan se do të jetë në çdo rrugicë për të dëgjuar zërin e qytetarëve.

Meta thekson se qytetarët e Tiranës e duan ndryshimin sepse kosoja e jetesës është rritur, çmimet e banimit janë bërë të papërballueshme, ndërsa fuqia e tyre blerëse është ulur dhe kjo po i detyron të rinjtë të emigrojnë.

Meta: Duhen ndryshime të mëdha në sistem, duhen punë të reja në nivelin lokal dhe atë qendror. Por fillimi i Ndryshimit do të jetë 14 Maji. Dje ishim në njësinë nr. 9 në Tiranë, e do të vijojmë të jemi në çdo lagje, në çdo rrugë e rrugicë për të dëgjuar zërin e qytetarëve tanë, në mënyrë që zgjidhja e shqetësimeve të tyre të jetë kryefjala e këshilltarëve tanë në Këshillin Bashkiak. Rrugëtimi ynë drejt 14 Majit është i pandalshëm. /Albeu.com/

 

 


Shtuar 25.03.2023 11:07