Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë për korrupsion.
Ndërsa tha në mënyrë ironike se qeveria duhet të bëjë një sakrificë, dhe ajo është të vjedhë më pak. Por kjo sipas tij është e pamundur, pasi Rama nuk di se si të mos vjedhë, pasi sipas Metës ai kryeministri kërkon të vjedhë më shumë.
“Sakrifica që duhet të bëjë qeveria është të vjedhë më pak. Epo Rama nuk e bën dot këtë. Rama do të vë në konflikt pedagogët me njëri tjetrën. Rama shkon bën anti protestë te universiteti tjetër. Premton një rritje që nuk përballo indeksimin për shkak të inflacionit. Ai do të përçajë pedagogë, t’i fusë në konflikt me studentët. A ka korrupsion më gjigand sesa me rilindjen urbane, mbi 2 miliard euro. Shumë mirë që është hedhur gjithë ai beton në sheshin e Kolonjës, por sikur të ishin mbështetur më shumë ata fermerët. Sa mirë do ishte”./albeu.com