Meta nxjerr pamjet e protestës: Meritojnë respekt, lironi të arrestuarit

Presidenti Ilir Meta ka postuar në Facebook një video nga protesta e ditës së sotme kundër rritjes së çmimit të naftës.

Pjesëmarrja ka qenë masive dhe Meta shkruan se populli ynë është I jashtëzakonshëm dhe meriton respekt e përulësi. Ai ka bërë apel për lirimin e të arrestuarve.

Postimi i Metës:

Ky është populli ynë i jashtëzakonshëm, që meriton respekt dhe përulësi nga e gjithë klasa politike!

Lironi studentët, gratë dhe rininë tonë patriotike!/albeu.com


Shtuar 12.03.2022 15:03