Meta nuk shkon në komisionin për shkarkimin e tij, shpërthen Braho: Ky është puç!

Presidenti Meta nuk është paraqitur sërish në Komisionin e ngritur për shkarkimin e tij. Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta, ka pasur disa pakënaqësi nga anëtarët.

Ka qënë Spartak Braho ai i cili ka dashur të dijë arsyen se përse Meta nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e ditës së sotme. Ai është shprehur se nëse presidenti nuk njeh legjitimitetin e Kuvendit, atëherë po bën ‘puç’.

PJESË NGA BISEDA:

Spartak Braho: Jam dakort me procedurën që propozoni por ne s’kemi materialin e presidentit përpara.

Alket Hyseni: Do fotokopjohet tani.

Spartak Braho: Para se të vendosim dua të di shkakun e vërtetë pse s’vjen. Më zuri veshi se thatë që nuk njeh legjitimitetin e Kuvendit.

Ta lexojmë, nëse nuk njeh legjitimitetin e Kuvendit, ky është puç, nuk njeh më republikën parlamentare, kështu është? Na e lexoni edhe një herë të lutem si është.

Alket Hyseni: S’kemi ndërmend të lexojmë gjithe shkresën e Presidentit se është voluminoze, do e keni në dosje, unë perifrazova me fjalët e mia arsyet që ka dhënë, politike e proceduriale, thelbi është që presidenti sot nuk është. Arsyet për të anaizuar pse s’ka ardhur kemi në dorë në vijim.

 

 


Shtuar 18.05.2021 11:15