Meta flet pas takimit me Berishën: Do ecim në rrugën e protestave, të ekzekutojmë regjimin mafioz

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat pas takimit me kryedemokratin Sali Berisha në selinë blu.

Ai tha se opozita do të vijojë me protestat që do t’i japin fund regjimit dhe bëri me dije se është rënë dakord me Berishën për shumë çështje të rëndësishme.

“Është e qartë që ne do të ecim në rrugët e protestave, protestat dhe zgjedhjet do t’i japin fund këtij regjimi. Që nga fakti që jemi vendi më i korruptuar në kontinent, më i polarizuar se çdo vend tjtër, paratë në vend që të shkojnë për qytetarë, shkojnë për të blerë McGonigalët e Rossinët. Kemi rënë dakord për shumë çështje të rëndësishme, do të dalë edhe Berisha të flasë me ju. Absolutisht do të kemi për qëllim ekzekutimin e këtij regjimi mafioz”, tha Meta.


Shtuar 30.01.2023 11:53