Ka përfunduar numërimi në degën e PD-së në Elbasan.
Pas numërimit, Blendi Himçi është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Elbasan. Kujtojmë se procesi i zgjedhjeve në strukturat e PD-së u iniciua nga Grupi i Rithemelimit.
Plot 765 anëtarë kanë votuar për Himcin. Në vendin e dytë me 198 vota , surprizë e këtij procesi rezulton Klodjana Çapja.
Në përfundim të këtij procesi të pesë kandidatët kanë shtrënguar duart ndërsa për më të votuarin Blendi Himci nga kjo garë nuk kishte humbës.
Renditja e kandidatëve sipas votave të siguruara është si më poshtë:
1- Blendi Himçi, 765 vota
2- Klodiana Capja, 198 vota
3- Sonila Daiu, 79 vota
4- Eliona Gremi, 68 vota
5- Elion Vila, 40 vota