Merr flakë në lëvizje automjeti tip “Mercedes Benz” në autostradën Fier-Vlorë

Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë. Makina e cila ka marrë zjarr është e tipit “Mercedes Benz ML”, ndërsa mësohet se është përfshirë nga flakët në momentin që ka qenë në ecje.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 22.08.2024 22:23

Tags: , ,