Merr flakë mjeti lundrues në Vlorë, zjarrfikësit ndërhyjnë në mënyrë urgjente

Një mjet lundrues në Vlorë është përfshirë nga flakët. Bëhet me dije se një “jet sky” që ndodhej pranë një servisi në rrugën transballkanike ka marrë flakë.

Gjithashtu me ndërhyrjen e shpejtë është bërë e mundur edhe shuarja e zjarrit pa shkaktuar dëme të mëdha. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ekipe zjarrfikëse dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.


Shtuar 19.06.2024 21:28