Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë ecjes pasditen e sotme në Llogara.
Mësohet se makina ishte në pronësi të shtetasit me iniciale K. D, banues në Prishtinë.
Dyshohet se flaka ka ardhur si pasojë e një defekti teknik dhe raportohet vetëm për dëme materiale.
Njoftim policie
Sot, rreth orës 17:15, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com