Merr flakë banesa në Elbasan

Flakët e zjarrit shkrumbojnë një banesë në Elbasan. Rasti ka ndodhur në zonën e ish-Kombinatit metalurgjik.

3 zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të fikur flakët.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në këtë banesë. Paraprakisht dyshohet për një defekt në sistemin elektrik të shtëpisë.


Shtuar 8.02.2023 20:46