Merkel zbulon arsyen pse nuk i vizitoi të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Kancelarja gjermane Angela Merkel, po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë ku është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe liderët e Ballkanit Perëndimor.

Teksa takon kryeministrat e vendeve të rajonit, Merkel i falënderon ata që kanë ardhur, ndërsa shpjegon se do të donte t’i vizitonte të gjitha vendet por ishte e pamundur, pasi duhej shumë kohë.

“Faleminderit që erdhët! Doja të vija në çdo vend por ishte e pamundur. Do të duhej 3-4 ditë por situata nuk e lejonte. Edi faleminderit. Është shumë bukur këtu, është investim gjerman,” tha Merkel.

Kujtojmë se, Merkel para se të vinte në Tiranë zhvilloi një vizitë në Serbi./albeu.com


Shtuar 14.09.2021 14:19