“Sot, para së gjithash, ndjej mirënjohje dhe përulësi përballë postit që kam mbajtur për kaq shumë kohë”. Kështu deklaroi Angela Merkel në ceremoninë e lamtumirës si kancelare, që po zhvillohet në Ministrinë e Mbrojtjes në Berlin.
Merkel tha se ishte “mirënjohëse për besimin e marrë”, sepse “besimi është kapitali më i madh në politikë”.
“Do të doja t’ju inkurajoja që gjithmonë ta shikoni botën me sytë e të tjerëve”, tha më tej Merkel gjatë fjalimit të lamtumirës në ceremoninë Zapfenstreich./albeu.com