Merkel dënon sulmet e Hamasit në Izrael: Çnjerëzore dhe barbare

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dënoi sulmin e paprecedentë të shumëanshëm të nisur nga grupi militantët e Hamas kundër Izraelit të shtunën.

“Dënoj sulmet terroriste të Hamasit kundër shtetit të Izraelit në mënyrën më kategorike. Ato janë çnjerëzore dhe barbare”, tha Merkel në një deklaratë sot.

“Mendimet dhe solidariteti im janë me popullin izraelit dhe qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu ,” përfundoi Merkel, politikania e qendrës së djathtë që udhëhoqi Gjermaninë nga 2005 deri në 2021.

Kancelari aktual Olaf Scholz premtoi mbështetjen e Gjermanisë për Izraelin në një bisedë telefonike me Netanyahun dje .

Qeveria e tij njoftoi gjithashtu se ndihma financiare e Berlinit për palestinezët do të rishikohej.


Shtuar 9.10.2023 10:54