Mënyra të thjeshta për të hequr qafe stresin e përditshëm

Për shumicën e njerëzve, stresi është një dukuri e përditshme.

Të gjithë e kemi provuar, dhe ajo që ndryshon është shkalla dhe frekuenca.

Por pyetja është çfarë të bëjmë për ta reduktuar atë? Përgjigjen e gjeni më poshtë.

Një studim i kryer në Australi zbuloi se 5-7 racione frutash dhe perimesh në ditë ulin stresin me 14% te njerëzit e moshës mesatare.

Mësoni të thoni jo

Ka gjëra që ju mund t’i kontrolloni.  Kur ndiheni të mbingarkuar dhe të paaftë për të marrë detyra shtesë, thoni jo. Vendosni kufijtë tuaj dhe mos e torturoni veten, as fizikisht dhe as mendërisht.

Përqafohuni

Kontakti fizik pozitiv ju ndihmon të sekretoni oksitocinë dhe nivele më të ulëta të kortizolit.

Ndizni qirinj

Vajrat esenciale e kanë këtë aftësi relaksuese, veçanërisht pas një dite të vështirë në punë. Bëni një banjë me flluska ose ndizni një qiri me vajra esenciale, të tilla si livando. Më shumë gjasa do të bini në gjumë menjëherë./albeu.com


Shtuar 30.06.2021 20:32