Mendimet që na kalojnë në kokë para se të flemë

“Nëse shtrihem tani do të fle saktësisht 6 orë e 17 minuta”. Mos na thoni se nuk i numëroni orët e gjumit që ju kanë mbetur derisa të dëgjoni zhurmën e bezdisshme të orës me zile?

Por çfarë mendimesh të tjera na kalojnë nëpër mendje para se të flemë?

A e mbylla derën kryesore? Ndoshta duhet të kontrolloj.

Shanset janë që nuk ka asgjë në dollapin tim… them me shumë mundësi.

Nëse fle tani, fle rreth 6 orë e 17 minuta.

Çfarë ishte ajo zhurmë? Ndoshta nuk ishte asgjë.

Sikur kam ftohtë tani.

Pse gjithçka është më e frikshme gjatë natës?

Ndjej qeset që më formohen poshtë syve.
Nesër do të dukem shumë i/e lodhur.

Ndoshta është më mirë të fle me telefonin në dorë, në rast se kam nevojë për diçka.

Le të kontrollojmë shpejt Instagramin.

Do të jem edhe në Facebook për pak kohë. Vetëm për një sekondë.

Hmm një mesazh i ri. Kush është tani?

Mirë. Koha ka kaluar. Nëse më zë gjumi tani do të fle rreth 5 orë e 20 minuta.

Çfarë ishte ajo që ndjeva mbi supe. Ishte një merimangë? Oh ok flokët e mi janë.

Unë duhet të fle.
A është kjo një sirenë policie? Çfarë po ndodh? Ndoshta ka një zjarr diku. Apo ka pasur një vrasje?

Më duhet të marr një dyshek të ri.

Ka dy orë që nuk fle dot gjumë. Mund të kisha bërë diçka produktive në ato dy orë.

Sikur jam i/e uritur tani. Çfarë do të ha për mëngjes nesër? /albeu.com


Shtuar 19.03.2023 15:48

Tags: ,