Meloni: Vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e prioritetit të politikës së BE

Kryeministria italiane Giorgia Meloni ka treguar rëndësinë strategjike të hyrjes së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në BE si dhe duke shprehur shqetësimin mbi zhvillimin e ngjarjeve në veri të Kosovës.

Kreu i qeverisë italianethekson rëndësinë strategjike të vendeve të Ballkanit Perëndimor e që duhet të jenë pjesë e prioritetit të politikës Europiane.

Meloni u shpreh qartë se duhet të hapen negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, e se kërkesa e integrimit në BE për shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor kalon përmes Italisë.

Deklarata e plotë e Gorgia Melonit

E rëndësishme për stabilitetin e kontinentit evropian është edhe tema tjetër e seksionit “marrëdhëniet e jashtme” të Këshillit Evropian, përkatësisht Ballkani Perëndimor dhe mbështetja e Këshillit Evropian për konkluzionet e Këshillit të Cështjeve të Përgjithshme që po zhvillohet sot në Bruksel për cështjen e zgjerimi.

Skenari aktual ndërkombëtar kërkon që ne të reflektojmë mbi rolin e Evropës si një lojtar global, duke ditur se cdo “boshllëk strategjik” do të plotësohet nga lojtarë të tjerë. Dhe kjo, padyshim, duke u nisur nga fushat e interesit tonë të drejtpërdrejtë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Ballkanin Perëndimor, stabilizimi i të cilit është prioritet, edhe në aspektin e sigurisë, për Italinë dhe për Evropën në tërësi.

Një perspektivë e besueshme anëtarësimi mbetet mjeti më i fuqishëm në dispozicion të Bashkimit Evropian për t’i mbajtur kombet e rajonit të ankoruar me vlerat tona. Ky është qëndrimi që Qeveria rikonfirmoi në samitin BE-Ballkan të mbajtur më 6 nëntor në Tiranë.

Një samit që bëri të mundur forcimin e veprimit dhe dukshmërisë së Bashkimit Evropian në rajon, një nga më të ekspozuarit ndaj pasojave të konfliktit të Ukrainës, si dhe ndaj ndikimit destabilizues të Rusisë. Nga ky këndvështrim, është e nevojshme të ruhet fryma e krijuar nga hapja e proceseve të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Nëse ka një nevojë që bashkon të gjithë popujt e rajonit të Ballkanit Perëndimor, është ajo e integrimit europian dhe sot më shumë se kurrë e kuptoj se si ky integrim, për këto vende, kalon përmes një kërkese të madhe për Italinë. Është një mundësi që duhet të dimë ta shfrytëzojmë. Përparimi konkret i rrugës evropiane të vendeve të Ballkanit do të thotë ta bësh Italinë më qendrore në Evropë.

Këshilli Evropian do të rifillojë këtë debat dhe, sipas mendimit tonë, rezultati konkret më praktik është dhënia e statusit kandidat për Bosnjë-Hercegovinën. Në përputhje me kushtet që përmban rekomandimi i Komisionit Evropian të 12 tetorit, ky është në thelb një sinjal, por shumë i rëndësishëm për të gjithë rajonin. Qeveria po ndjek me shqetësim tensionet në rritje në zonat veriore të Kosovës me shumicë serbe, me ministrat Tajani dhe Crosetto ne kemi pohuar vullnetin tonë për të qenë protagonistë dhe bartës të paqes, në një territor ku trupat italiane kanë vepruar për këtë e shumë vite në misionin “Kfor, e të cilët i falënderoj.

Ne dënojmë sulmin ndaj misionit të EULEX-it dhe u bëjmë thirrje aktorëve të përfshirë që të bashkohen në përputhje të plotë me marrëveshjet në fuqi.”


Shtuar 13.12.2022 13:47