Dukesha e Sussex-it Meghan Markle nuk po udhëton për në Balmoral me Dukën e Sussex-it. Sipas burimeve të SkyNews, Harry po udhëton vetëm.
Shumë anëtarë të familjes mbretërore kanë nxituar në kështjellën skoceze, pasi dolën lajme se mjekët janë “të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj”.
Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, gjithashtu nuk po udhëton për në Aberdeenshire, pasi po kujdeset për tre fëmijët e saj në ëindsor.
Mësohet se Meghan do të qëndrojë në Londër, por nuk do të marrë pjesë në çmimet ëellChild.
Dukesha mund t’i bashkohet Harryt në Skoci në një datë të mëvonshme, tha burimi, pas ndryshimit të planit./albeu.com