Prej tre vitesh, Princi Harry është tashmë i martuar me Meghan Markle, me të cilën ka edhe dy fëmijë. Megjithatë, Harry duket se ka qenë në një lidhje në kohën kur është njohur me Meghanin.
Biografja e familjes mbretërore, Angela Levin ka shkruar në librin “Harry: Conversations With the Prince” se ai ka qenë i lidhur me modelen Sarah Ann Macklin. Me këtë të fundit thuhet se Harry u takua në një festë private, ku shkëmbyen numrat dhe filluan të komunikonin.
Por marrëdhënia e tyre është komentuar nga Levin si jo serioze, prandaj Harry nuk nguroi të njihej me Meghanin.
Përveçse modele, Sara Ann Macklin është edhe nutricioniste e influencuese në “Instagram”.