Mega-operacioni në Spanjë, Veliu: Do i godasim ekonomikisht

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit foli rreth megaoperacionit policor në Spanjë ku u arrestuan 107 persona, mes tyre shumë shqiptarë.

Ai tha se shteti shqiptar do u konfiskojë pronat e siguruara nga trafiku i drogës trafikantëve.

Sipas Veliut, ky grup mund të paralizohet vetëm duke u goditur nga ana ekonomike. Ai shtoi se kjo që u arrit sot ishte një punë më shumë së 1 vjeçare.

“Siç e përmendet kolegët parafolës për gati 1 vit pune të gjatë investiguese dhe hetimore është finalizuar ky operacion i madh ndërkombëtar. Policia shqiptare ka ndihmuar dhe kontribuar për shqiptarët e përfshirë dhe të identifikuar. Duke u mundësuar kolegëve spanjollë thellimin e hetimeve. Kjo vërtetoi edhe njëherë që policia shqiptare është e pjekur jo vetëm profesionalisht por edhe një partner i besueshëm për agjencitë e zbatimit të ligjit. Duke bërë të mundur goditjen e krimit të organizuar atje ku ka të përfshirë shtetas shqiptarë. Nuk do mjaftohemi me ndalimin e operacionit në këtë stad. Por do të vazhdojmë në vendin tonë duke identifikuar pronat që kanë ardhur si rezultat i këtij aktiviteti kriminal për të gjithë shtetasit e përfshirë. Me goditjen në pjesën ekonomike mund ta paralizojmë këtë grup. Pavarësisht se ky është operacioni i parë i përbashkët me kolegët spanjollë besoj se do vazhdojmë edhe në të ardhmen me operacione të përbashkëta”, tha ai./albeu.com

 


Shtuar 1.09.2021 11:48