Një mega-operacion është zhvilluar së fundmi në qytetin e Elbasanit.
Burime për albeu.com bëjnë të ditur se deri më tani janë arrestuar më shumë 25 persona, ndërsa priten që numri të ndryshojë në orët në vijim.
Të lidhura
None found
Urdhër-ndalimet janë lëshuar nga një grup prokurorësh nën drejtimin e Drejtuesit të prokurorisë Kreshinik Ajazi.
Pjesë në operacion kanë marrë edhe FNSH dhe Njesia Operacionale.
“Kanë nisur të ekzekutojnë në qarkun e Elbasanit!
Dil sa më shpejtë!”, thuhet në disa përgjime mes zyrtarëve të arrestuar.
Bëhet e ditur se arrestimet po bëhen lidhur me akuzat për shpërdorim detyre e korrupsion.
Ndërkohë pritet edhe një komunikatë nga policia./albeu.com/
