Mediu dhe Duka takim në Kamëz: E ardhmja e vendit është në pikëpyetje

Fatmir Mediu dhe Agron Duka kanë zhvilluar një takim pune me këshilltarët e partive të opozitës dhe kandidatin e opozitës për Kamzën, Arjan Hoxha.

Mediu theksoi se eshtë e domosdoshme që cdo votë për këshilltarë të jetë dhe votë për kandidatin Arjan Hoxha.

“Pavarsisht presionit të qeverisë, ne duhet të luftojmë që çdo qytetarë të votojë dhe t’i mbrojmë votën dhe këtë duhet ta bëjmë të gjithë bashkë. Sot është në pikpyetje e ardhmja e vendit dhe pluralizmi politik”, tha Mediu.

Duka po ashtu theksoi se, “Arjan Hoxha nuk është kandidat vetëm i Bashkë Fitojmë por i gjithë opozitës, dhe se ne nuk mund të lejojmë që ky vend të shkatërrohet dhe kontrollohet nga një njeri i vetëm. Ky pushtet po shkatërron Shqipërinë”.

Kandidati Hoxha tha se Kamza është e fituar por kërkohet nga të gjithë të punojmë bashkë dhe të jemi një ekip sot dhe nesër.


Shtuar 6.05.2023 12:03