Mediat turke: Mashtruesi Faruk Fatih Özer kapet brenda 48 orësh në Shqipëri

Mediat turke shkruajnë se mashtruesi i “Thodex” Faruk Fatih Ozer, do të kapet në Shqipëri brenda 48 orësh dhe më pas do të nisin  procedurat për ekstradimin e tij.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Policia turke ka sjellë në Shqipëri forca shtesë për të mbështetur kolegët shqiptarë për kapjen e 27-vjeçarit, por nuk bëjnë me dije vendin se ku fshihet i riu.

Operacioni i nisur për kapjen e Faruk Fatih Özer po zhvillohet në 4 qytete të ndryshme, përfshirë Tiranën.

Kur Faruk Fatih Özer të kapet, ai së pari do të dalë para autoriteteve gjyqësore shqiptare, por  meqenëse ai nuk ka kryer një krim brenda kufijve të Shqipërisë, ai nuk do të gjykohet.

Duke marrë parasysh faktin se pasaporta e tij ka njoftim të kuq, do të pajiset me një të rë dhe më pas do t’i dorëzohet Interpolit. Me të mbaruar këto prcedura, Ozer do të kthehet në Turqi brenda 48 orësh.

27-vjeçari Ozer është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollar.


Shtuar 15.05.2021 16:28