Një 45-vjeçar shqipar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2022 për trafik narkotikësh, është arrestuar në Tiranë nga policia shqiptare, duke i dhënë fund një arratie disavjeçare.
Sipas Corriere della Sera, operacioni është rezultat i një hetimi të përbashkët mes policisë italiane dhe asaj shqiptare, ku kanë marrë pjesë hetues të Squadra Mobile di Venezia dhe Servizio Centrale Operativo (SCO), nën koordinimin e Prokurorisë së Venecias.
Të lidhura
None found
Hetimet zbuluan se i arrestuari kishte jetuar për një periudhë në Dubai, ndërsa së fundmi ishte kthyer në Shqipëri. Autoritetet e identifikuan vendndodhjen e tij përmes monitorimit të lëvizjeve të familjarëve, çka çoi në finalizimin e operacionit në Tiranë.
I dyshuari ishte dënuar formalisht për pjesëmarrje në një grup kriminal të organizuar për trafik droge dhe shpërndarje kokaine në zonën e Venetos në Itali, veçanërisht në zonën e Mestre-s. Sipas hetimeve, ai ka luajtur rol drejtues në organizatë, duke menaxhuar furnizimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike mes viteve 2019–2021.
Ndaj tij ishte lëshuar një “red notice” nga Interpol, duke e klasifikuar si një nga personat e kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge.
Arrestimi është pjesë e operacionit “Wanted”, i koordinuar nga autoritetet italiane për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
