Mediat e huaja për bandën shqiptare të drogës në Spanjë: Ndihmohen nga zyrtarë e tyre të korruptuar!

Policia e Spanjës ka arrestuar 107 persona dhe ka bastisur 51 ferma të mbyllura kanabisi gjatë një operacioni anti-drogë për të goditur bandën e drejtuar nga shqiptarë.

Europol ka zbuluar se ka bashkëpunuar me detektivë nga Spanja, Shqipëria dhe Gjermania për çmontin e rrjetit.

Rrjeti i krimit të organizuar “kryesisht nga shqipfolës”, i cili përfshinte shtetas shqiptarë, spanjollë, grekë dhe sllovakë, dyshohet se ka kultivuar dhe përpunuar drogë në Spanjë para se ta shpërndante në kamionë, të fshehur në ngarkesa të ligjshme si fistikë, perime dhe fruta, drejt vendeve të Europës.

Bastisjet janë pjesë e një beteje të gjatë midis policisë dhe rrjeteve pan-evropiane të prodhimit të kanabisit të përfshirë gjithashtu në pastrimin e parave dhe trafikimin në Spanjë. Midis gushtit 2019 dhe Tetorit gushtit 2020, Operacioni Verde i policisë spanjolle zbuloi pothuajse gjysmë milioni bimë kanabis në 800 operacione të rritjes së bashku me 6.5 milion £ (7.6 milion euro) në para cash.

Rajoni i Katalonjës në Spanjë është quajtur “çerdhe e marihuanës në Europë” nga policët lokalë të drogës.

Zyrtarët kanë frikë se paratë e drogës janë aq endemike në bregun lindor sa mund ta kthejë rajonin në një narko-ekonomi.

“Duket se bandat shqiptare, të ndihmuar nga zyrtarë të korruptuar nga vendi i tyre, janë futur me sukses në industrinë e paligjshme të lëndëve narkotike në Spanjë, duke zhvendosur kultivimin nga Shqipëria në Spanjë për të mundësuar qasje më të lehtë në tregjet fitimprurëse si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca. Përveç faktit që janë lojtarë kryesorë në industrinë e kokainës në Evropë , bandat shqiptare janë përfshirë shumë në skenën e kultivimit ilegal të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar, ” shkruan VICE World News./albeu.com

 


Shtuar 3.09.2021 12:34