Meçollari: Dikush t’i thotë Belinda Ballukut që të marri një avokat kur flet për mbetjet toksike! Autoriteti Portual Durrës është përgjegjës

Ministrja e Infratrukturës dhe Energjisë, njëherësh dhe zv.kryeministre Belinda Balluku në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë ka folur në lidhje me kthimin në Shqipëri të 816 tonëve mbetjeve toksike, të cilat kanë dalë nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, e më pas u rikthyen sërish në vendin tonë.

Balluku në fjalën e saj e ka hequr përgjegjësinë nga Porti i Durrësit, pasi sipas saj me këtë proces është marrë koncesionari i huaj.

“Autoriteti Portual i Durrësit nuk ka lidhje me këtë proces dhe janë procesuar nga koncensionarët e huaj” deklaroi sot Balluku në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Pas këtij reagimi të Ballukut, ish zv.komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shpjegon rregulloren miratuar nga Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit.

Sipas Meçollarit, Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS) dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL) dhe në Portin e Durrësit, autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës.

“Dikush duhet ti thotë Zv/KM dhe Ministres përgjegjëse për Portin e Durrësit Znj. Belinda Balluku, që të marri një avokat kur flet për mbetjet toksike që kaluan nga Porti i Durrësit.

Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës me vendimin nr. 16, datë 21 dhjetor 2021 ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit.

Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS) dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL).

Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD)” shpjegon ndër të tjera Meçollari.

Dikush duhet ti thotë Zv/KM dhe Ministres përgjegjëse për Portin e Durrësit Znj. Belinda Balluku, që të marri një avokat kur flet për mbetjet toksike që kaluan nga Porti i Durrësit.

Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës me vendimin nr. 16, datë 21 dhjetor 2021 ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit.

Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS) dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL).

Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD).

Kodi IMDG është në fuqi në Portin e Durrësit pasi:

1) Shqipëria me ligji nr. 9594, datë 27.07.2006, ka aderuar në Konventën MARPOL.

2) Shqipëria me ligji nr. 9213, datë 1.4.2004, ka aderuar në Konventën SOLAS.

Klasifikimi i substancave (NGARKESAVE TE RREZIKSHME) sipas kodit IMDG (International Maritime Dangerous Goods Code)

Klasa 1 – Materialet dhe substancat shpërthyese.

Klasa 2 – Gazet e presuara dhe gazet e lengshme nën presion.

Klasa 3 – Materialet e lëngëshme me rrezikshmeri të lartë ndezje.

Klasa 4 – Materialet solide të ndezëshme, materiale dhe substanca që ndizen në mënyrë spontane ose me prekjen me të lehtë.

Klasa 5 – Materialet hidrokarbure dhe piroksidet organike.

Klasa 6 – Materialet toksike dhe ato infektuese.

Klasa 7 – Materialet radioaktive.

Klasa 8 – Materialet korrozive.

Klasa 9 – Materialet e rrezikshme që, nga përvoja, përdorimi e karakteri i tyre, mund të paraqesin rrezikshmëri për mjedisin dhe qëniet e gjalla.

/oranews/


Shtuar 28.08.2024 22:49